• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    S’do jetë e lehtë për mua si ministër të kthehem në shtëpi e të them se nuk u çelën negociatat


    Ministri për Punët e Jashtme në Maqedoninë e Veriut flet për rrezipet që i kanosen vendit të tij nëse nuk çelen negociatat me BE-në në 18 tetor, duke shtuar se kushtet janë plotësuar dhe tani nuk ka më arsye të presë.

    Për Shqipërinë, Dimitrov thotë se shpreson të çelen negociatat, por shton se procesi është i bazuar në meritë individuale dhe jo bashkarisht.

    Maqedonia e Veriut tërësisht e mbështet integrimin evropian të Shqipërisë, por nuk mund të jemi viktimë e logjikës së vënies të vendeve në një pako, procesi është i bazuar në meritë individuale.

    Gjatë një interviste për Agjencinë Evropa ai paralajmëroi nëse nuk jepet drita jeshile për negociatat:

    Nëse nuk kemi perspektivë, nëse BE nuk na jep dritën jeshile, ne do dobësohemi ndërsa skeptikët, forcat nacionaliste dhe populistët do forcohen, dhe projekti evropian do të minohet.

    Në vizitën e fundit në Brukel të javës së kaluar Dimitrov citohet nga MIA të ketë thënë se Maqedonia ka plotësuar të gjitha kushtet për të marrë datën, duke përmendur progresin drejt demokracisë evropiane si dhe arritja e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë.

    Po nëse nuk e merr vendimin pozitiv?

    Dimitrov thotë: Nuk do të jetë lehtë për mua si ministër të kthehem në shtëpi pas tetorit dhe të them se do të vendosin vitin e ardhshëm, na duhet karburant politik që të vazhdojmë të ecim përpara./ Tiranapost.al. E.B 

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]