• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Histori Personale Të gjitha

    S’di të përdorësh kompjuterin dhe mund të na vdesësh këtu! 89 vjeçarja padit spitalin dhe ja çfarë vendosi gjykata


    Ka shumë vite sekretare në një spital të njohur në Britani, por për shkak se nuk di të përdorë kompjuterin u shkarkua nga puna. 89 vjeçarja nuk e la me aq por ngriti një padi ndaj spitalit për diskriminim për shkak të moshës.

    Si është historia:

    Eileen Jolly u dëbua nga spitali Royal Bershire që në muajin janar të vitit 2017. Shefat e saj e kritikuan pasi nuk kishte mësuar dot të përdorte sistemin kompjuterik. Pas debateve se ajo di vetëm metodat e vjetra të sekretarisë, e moshuara vendosi të largohej dhe të padisë spitalin. Justifikohet me faktin se në 10 vite punë, nuk ka marrë asnjë ditë pushimi dhe se në raport thuhen gjëra diskriminuese.

    Fondacioni Royal Berkshire NHS i ofroi të moshuarës para për të mos u përballur në gjykatë, por ajo e vendosi duke kërkuar më shumë, para dhe një falje.

    Në seancën e gjyqit, Jolly tha se në raportin e largimit të saj thuhet se kishte pakënaqësi për mënyrën se si përdorte sistemin kompjuterik në mënyrë të gabuar, moshën e madhe dhe rrezikun për gjendjen e saj shëndetësore.

    Editorial use only Mandatory Credit: Photo by Ken McKay/ITV/REX (10122031i) Eileen Jolly 'This Morning' TV show, London, UK - 27 Feb 2019 EILEEN JOLLY: THE 88 YEAR OLD WHO HAS CHANGED THE FACE OF AGE DISCRIMINATION One hard-working grandmother is Britain?s oldest person to win an age discrimination case. Eileen Jolly, now 88, was marched out of work and sacked from her NHS job in January 2017, when she was 86. Bosses told the former secretary that she had made serious errors and could not be retrained. After working at the Royal Berkshire Hospital for 25 years Eileen says she was left ?degraded? and ?humiliated?, turning to antidepressants and hiding the truth from her family. She joins us, alongside her lawyers, to share her story.

    “Aty shkruhej sikur unë isha ndonjë e paaftë, e sëmurë dhe e moshuar, si mund të diskriminohen njerëzit për shkak të moshës”?

    Por si për ti bërë gjërat më keq një koleg i saj ka shkruar se gjithmonë shkonte ta shikonte se kishte frikë mos e gjente të vdekur për shkak të moshës nga momenti në moment.

    Kjo çështje zgjati dy vjet dhe së fundmi gjykata vendosi që zonja ishte diskriminuar për shkak të moshës dhe gjeti edhe komente në raport që u konsideruan të papërshtatshme.

    Me vendim gjykate, Jolly-t tashmë i takon një shumë e majme parash, ndonëse shifra nuk është bërë publike./ Metro/ Tiranapost.al.

    General view of the Royal Berkshire Hospital in Reading

     

     

     

     

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post