• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Scarlett Johansson: Pse zhgënjehen adhuruesit e mi kur më shohin nga afër


    Aktorja më e paguar e 2018-ës sipas Forbes, ka folur pa komplekse për reagimin që bëjnë fansat kur e takojnë.

    “Shumë njerëz kur më takojnë nga afër më thonë që nuk e prisnin të isha aq e shkurtër. Në televizor u dukem më e gjatë”, tha Scarlett për Jimmy Kimmel.

    Scarlett është përherë në listat e aktoreve më seksi të Hollivudit, pavarësisht gjatësisë së saj 160 cm. Dhe mbase rolet protagoniste, flokët bionde, fytyra e gjatë, ndonjë truk i vogël nëpër filma apo takat në tapetet e kuq e bëjnë të duket më e gjatë se ç’është në të vërtetë.

    *Ky post u përshtat nga Vanity Fair dhe është realizuar nga Fabjola Hije.