SPORT

Sarri: Hazard dhe Higuain kanë gjuhën e njëjtë të futbollit

Sarri: Hazard dhe Higuain kanë gjuhën e njëjtë të

Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri, është shprehur tejet i kënaqur me mirëkuptimin e lojtarëve të tij.

Higuain dhe Hazard shkëlqyen në ndeshjen e fundit dhe beson se çelësi për të përfunduar në top katërshe është bashkëpunimi që kanë dy lojtarët.

“Siç e keni parë në ndeshjen e fundit, Eden pazoi shpesh te Higuain”.

“Ata kanë gjuhën e njëjtë të futbollit me top. Kështu që mendoj se Gonzalo do të jetë i rëndësishëm për ne”.

“Ai ka nevojë për besim, mbi të gjitha, ai ka nevojë që të ketë marrëdhënie të mira me trajnerin dhe ekipin”.

“Ndonjëherë ai ka nevojë për mesazhe nga trajneri në konferencë për shtyp. Të shohim si zhvillohen gjërat”, u shpreh Sarri.

Sulmuesi 31 vjeçar kaloi nga Milani te Chelsea në formë huaizmi, duke zëvëndësuar Alvaro Moratan pasi ai shkoi te Atletico Madridi./XH.K