• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Te gjitha

    Sapo piu gji! Elita Rudi merr në emision vogëlushin 7-javësh  


    Sonte është intervista e parë e moderatores Elita Rudi në një emision në Shqipëri, por kjo s’do të thotë që duhej të rrinte larg vogëlushit të saj.

    Elita dhe reperi Gjiko mirëpritën vogëlushin Zëri, 7 javë më parë, i cili po pret sonte mamin e tij në prapaskenën e emisionit “Në kurthin e Piter Pan”.

    Moderatorja ka marrë edhe foshnjën e saj, të cilit u shpreh se i jep gji çdo dy orë. Kështu që para se të dilte në skenë, duhet t’i jepte gji dhe pavarësisht se distanca është e vogël, nënën e bir janë të pandashëm. Madje në një moment teksa në ekran po shfaqeshin fotot e atyre te treve, Elita nuk i mbajti dot lotët.

    “Mos ma kujto Alketa se, mezi po duroj. Çuni piu dhe tani po e mban vjehrra ime”, tha Elita.

    Si tërthorazi një prej të vegjëlve e pyeti për emrat shqiptarë, duke nënkuptuar atë të djalit të saj.

    “Do të pranoja çdo emër. Për sa kohë është një emër shqiptar do ta mbaj me krenari vetëm të jetë shqip”.

    Ajo tregoi se shtatzënia e saj ishte shumë e lehtë dhe reperi e ka ndihmuar gjithmonë me kujdesin e djalit,/Tiranapost.al