Aktualitet

Sapo mori vendimin, arratiset me vrap nga Gjykata i burgosuri

Një i paraburgosur është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Vlorës para pak minutash.

Personi ndodhej në gjykatë për vlerësim mase. Personi i arratisur është Mikel Kasa, i cili u largua me vrap sapo dëgjoi vendimin e gjykatës.

Për Kasën është dhënë vendimi me 5 vjet burg, por dënimi i ul me 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë./ Copyright Tiranapost.al