Tech

Samsung vjen me risi, në shtator prezanton modelin e palosshëm

Samsung vjen me risi, në shtator prezanton modelin e palosshëm

Të gjithë ata që janë fansa të një celulari Samsung, shumë shpejt do të kenë në duar një model të ri dhe mjaft inovatin. Gjiganti koreanojugor Samsung Electronics njoftoi se modeli i ri i smartfonëve të palosshëm do të jetë gati në shtator.

Ky njoftim vjen në një kontekst mosmarrëveshje mes Seulit dhe Tokios, që po kërcënon, sipas analistëve, tregun botëror të teknologjive.

Japonia po përgatitet në fakt të vendosë kufizime ndaj eksporteve në Korenë e Jugut të produkteve kimike, të rëndësishme për prodhimin e mikroçipeve dhe ekraneve të smartfonëve që hidhen në treg për shitje nga lideri botëror Samsung.