• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Android Te gjitha Tech

    Samsung prezanton edicionin special të Note 8 me frymëzim nga Lojërat Olimpike Dimërore 2018


    Muajin e ardhshëm zhvillohen Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut, sponsor i të cilës është gjigandi elektronik “Samsung”. Për të celebruar këtë event sportiv në vendin ku Samsung prodhohet, kompania ka prodhuar një edicion të veçantë Galaxy Note 8 për këto lojëra olimpike.

    Në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Samsung do të ofrojë mbi 4000 nga këto pajisje për sportistët si edhe stafet mbështetës. PyeongChang 2018 Olympic Games Limited Edition do të përfshijë funksionalitetet e reja të Galaxy Note8, të tilla si ekrani Infinity me 6,3ʺ që përshtatet në mënyrë fantastike për tu kapur me një dorë, stilolapsin i përmirësuar S Pen për produktivitet efikas dhe kamera fantastike e dyfishtë, më e mira e Samsung. Ekskluzivisht për Lojërat, PyeongChang 2018 Olympic Games Limited Edition do të shfaqë një kasë të bardhë me shkëlqim mbrapa për të festuar tematikën e dimrit dhe unazat olimpike gold – frymëzuar nga Pishtari Olimpik – një shprehje e Lëvizjes Olimpike për bashkimin e pesë kontinenteve dhe unitetit në mbarë botën.

    PyeongChang 2018 Olympic Games Limited Edition do të paraqesë sfonde me temë të parapërgatitur PyeongChang 2018, duke lejuar pjesëmarrësit të qëndrojnë të lidhur përmes teknologjisë mobile më të avancuar të Samsung. Si një element i shtuar, aplikacione të dobishme do të instalohen paraprakisht për të ndihmuar në përsosjen e përvojës më të madhe të Lojërave Olimpike. /tiranapost.al