Te gjitha Tech

Samsung Galaxy S 10 do të duket fiks kështu


Është publikuar fotoja e parë e smartfonit Samsung Galaxy S 10. Ka qenë Evan Blass, bloger, editor dhe informues mbi gjithçka për smartfonët.

Galaxy S 10 nuk duket dhe aq pastër sepse i janë fshehur ikonat, por dallohet qartë ekrani Infinity-O me kamerën e vendosur nën të.

Kamera e re, një dizajn i njohur si “hole-punch” pritet të jetë trendi i smartfonëve vitin e ardhshëm.

Tre modele Galaxy S10 priten këtë vit me emrat e koduar Beyond 0, Beyond 1 dhe Beyond 2.

Beyond 0 do të jetë varianti buxhetor konkurrent i iPhone XR. Beyond 1 do të jetë versioni standard dhe Beyond 2 Galaxy S10 Plus./ E.D – Copyright Tiranapost.al