SPORT

Sampdoria fiton derbin me Genoan, Quagliarela mbetet bomberi i Serisë A

Sampdoria fiton derbin me Genoan, Quagliarela mbetet bomberi i Serisë A

Sampdoria ka fituar derbin me Genoan me rezultatin 2-0 duke u afruar më shumë me kupat e Europës, ndërsa Genoa rrezikon fundin.

Ndeshja nisi me golin e Defrel që në minutën e 3’-të, ku Fabio Quagliarela ishte asistues në këtë episod. Mes përpjekjeve të Genoas për të barazuar u mbyll pjesa e parë.

Ndërkohë në të dytën ndeshja nisi me kartonin e kuq të Biraschi dhe penallti për Sampdorian. Nga 11 metrat ishte Quagliarela që shënoi golin e dytë për skuadrën pritëse. Që pas këtij episodi ndeshja nuk pati më raste për t’u veçuar, duke qenë se Genoa ishte e pafuqishme për të reaguar.

Në minutën e fundit të kohës shtesë Quagliarela pati shansin të shënojë sërish por gaboi i vetëm përballë portierit Radu.

Aktualisht sulmuesi italian është në kuotën e 22 golave, 1 më shumë se Piatek, duke qenë lider i vetëm i listës së golashënuesve në Serie A. /XH.K