• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Samiti i Sarajevës/ Qeveria Jo, Presidenti Po. Bushati: Më kujtohet një histori e famshme e një vendi në BE ku presidenti dhe kryeministri kishin rivalitet dhe është koha të nxjerrim mësimet e duhura


    Esencë editori/ Nuk e tregon as vendin, as për cilin President e kryeministrit të vendit të BE-së e ka fjalën, por mesazhi është i qartë: Nuk dukemi aspak mirë kur bëjmë cicmice në aktivitete ndërkombëtare.

    “Problemet tona të brendshme nuk kemi pse t’i transferojmë jashtë Shqipërisë”. Kështu u shpreh ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë një interviste për emisionin “31 minuta” në RTSH, i pyetur për Samitin në Sarajevë, i cili u bojkotua nga delegacioni shqiptar, por nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta mori pjesë.

    “Më kujtohet një histori e famshme e një vendi anëtar të BE-së, ku kishte një rivalitet të fortë mes Presidentit dhe Kryeministrit dhe në disa raste kjo transferohej dhe në përfaqësimin ndërkombëtar”, u shpreh Bushati, ndërkohë që theksoi se mes presidentit dhe kryeministrit duhet të ketë bashkëpunim dhe sinkronizim.

    S.Agostini: Nuk e di sa reflekton serioziteti i politikës së jashtme në raport me fqinjët por dhe me komunitetin ndërkombëtar. I referohem këtu Samitit të Sarajevës dy ditë më parë. Ministria e Jashtme shqiptare deklaroi bojkotimin në respekt të qëndrimit që mbajti Kosova, ndërkohë kishim një pjesëmarrje të Presidentit Ilir Meta. Duket si një politikë e jashtme me dy koka.

    D.Bushati: Kushtetuta e Shqipërisë, legjislacioni shqiptar janë të qartë në këtë pikë. Natyrisht që presidenti ka një rol në politikën e jashtme, rolin kryesor e ka qeveria. Por ka fusha ku presidenti dhe qeveria duhet të bashkëpunojnë. Në përfaqësimin që bëhet në organizatën e Kombeve të Bashkuara, delegacioni shqiptar një vit kryesohet nga Presidenti dhe një vit tjetër nga kryeministri. Pra, në fillimet e tranzicionit edhe për këtë çështje ka pasur divergjenca dhe më pas është gjetur gjuha e mirëkuptimit. E njëjta gjë edhe në procesin e emërimit të ambasadorëve, ku falë dekretit të presidentit emërohet një përfaqësues i lartë i Shqipërisë në një vend apo organizatë të caktuar. Po kështu, në disa organizata kemi një përfaqësim të nivelin e qeverisë, në disa tjera në nivelin e presidentit. Ligji për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare është gjithashtu i qartë se ku kemi një përfaqësim të Republikës së Shqipërisë, fjala e Presidentit të Republikës është përcaktuese. Ku kemi një përcaktim të Këshillit të Ministrave apo qeverisë shqiptare, fjala e qeverisë është përcaktuese. Gjithmonë ka nevojë për një sinkronizim më të mirë. Në fund të ditës jemi vetëm në 3 dekadat e para të ndërtimit të sistemit demokratik dhe shpresoj që pas çdo dështimi ne të kemi mundësi për të nxjerrë mësimet tona. Por nuk jemi as vendi i parë as i fundit. Më kujtohet një histori e famshme e një vendi anëtar të BE-së, ku kishte një rivalitet të fortë mes Presidentit dhe Kryeministrit dhe në disa raste kjo transferohej dhe në përfaqësimin ndërkombëtar. Besoj se është momenti për të nxjerrë gjithë mësimet e duhura dhe për të kuptuar që problemet tona të brendshme nuk kemi pse ti transferojmë jashtë Shqipërisë./ Tiranapost.al

    Çështjet me Greqinë, Bushati: Shpresoj që me qeverinë e re në Greqi të fitohet koha e humbur

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]