• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Samiti i G7, marrëveshje për të ndihmuar vendet e goditura nga zjarret në Amazonë


    Vendet e G7-s ranë dakord për të ndihmuar sa më shpejt të jetë e mundur vendet e prekura nga zjarret, që janë shtuar këto ditët e fundit në pyjet e Amazonës. Kështu deklaroi sot presidenti francez, Emmanuel Macron për mediat, teksa priti samitin e shtatë fuqive të mëdha që do të zhvillohet deri të hënën në Biarritz.

    “Ekziston vërtet një orientim pozitiv. Të gjithë jemi dakord për të ndihmuar sa më shpejt të jetë e mundur vendet që janë goditur nga këto zjarre. Përballë thirrjeve për ndihmë, bërë veçanërisht nga Kolumbia, duhet të tregohemi të pranishëm”, tha Macron, i cili kritikoi mosveprimin e presidentit brazilian, Jair Bolsonaro përballë këtij shkatërrimi mjedisor.

    Imazhet e “mushkërisë së planetit” kanë ngjallur trishtim botëror dhe kjo çështje është vendosur në qendër të diskutimeve të samitit të G7-s, pavarësisht rezervave të Brazilit, që nuk ishte i pranishëm në samitin e Biarritz.

    Emmanuel Macron ka kontaktuar sot me të gjitha vendet e Amazonës për finalizimin e angazhimeve shumë konkrete të mjeteve teknike dhe financare. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690