Botë Te gjitha

Salvini bllokon marrëveshjen me Italinë dhe Gjermaninë! Po tani ç’do ndodhë me emigrantët?


Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka bllokuar një marrëveshje me Gjermaninë dhe Francën për emigrantët. Bazuar në këtë marrëveshje, mijëra emigrantë dërgohen në Itali. Por Salvini deklaroi mbrëmë se marrëveshja do lihet pezull pasi është e padrejtë. Sipas kësaj marrëveshje, Italia detyrohet të marrë më shumë se 40 mijë emigrantë nga Gjermania dhe 20 mijë të tjerë nga Franca. 

Por sipas Il Giornale, Salvini ka thënë se do pranojë marrëveshje në të cilën Italia dërgon po aq emigrantë sa sjellin dy vendet e tjera. Breitbart News shkruan se kanë qarkulluar thashethemet se Gjermania ka nisur të dërgojë emigrantë në Romë me avionë, por ministri gjerman mohoi thashethemet, ndërsa Salvini kërcënoi të mbyllte aeroportet italiane për çdo fluturim të tillë.

Ndërkohë që Gjermania lejon që shumë azilkërkues të jetojnë me status azilant brenda vendit, ata janë të gatshëm të pranojnë vetëm sirianët, afganët dhe Eritreanët nga Italia, që përbëjnë rreth 5,000 emigrantë, shumë më pak se 40,000 që gjermanët duan të dërgojnë në Itali.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme gjermane Soren Schmidt pohoi se një pjesë e problemit ishte që italianët po kërkonin të përfshinin në marrëveshje emigrantë që janë shpëtuar në Mesdhe dhe jo vetëm ata që kanë mbërritur përmes kufirit nga Italia në Gjermani apo Francë./ Marrë nga Breitbart News/ Tiranapost.al Elisa Bajrami.