• Shqip
  • English
  • E diel, 16 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Amvisa Perfekte Jashtë dhe brenda kuzhinës Lifestyle Rozmarina Të gjitha TIP top

    Sallata e Mirës, gjithmonë në kërkim të vaktit të përsosur


    Kur vjen puna tek ushqimi, kolegia jonë Mira Kazhani ha sa një harabel (duket dhe në trup, apo jo?!). Ka parimin pak e saktë, sipas saj vetëm kështu mund të arrish të mbetesh e hollë në trup.

    Por kjo nuk do të thotë të vdesësh për të ngrënë. Sepse si gjithë të tjerët, ka dhe ajo vakte të plota ushqimore, por si harabele që është, i ka nga ato pa shumë kalori dhe ku shquan gjelbërimi. Por, që shijojnë shumë. E kemi të provuar!

    Përbërësit

    Sallatë jeshile, rukola, avokado, misër të konservuar, fasule të zeza konservë, rikota (ose gjizë pa kripë), fileto gjoksi pule.

    Pëgatitja

    Përgatisim sallatën me të gjithë përbërësit e gjelbër, misrin, fasulet dhe rikotën.

    Në një tigan shkrijmë pak gjalpë dhe vëmë në skuqje filetot e pulës. E mbulojmë tiganin me letër alumini, që të mbajë brenda nxehtësinë dhe e ulim në zjarr të avashtë. Kur pula të jetë skuqur nga të dyja anët, i shtojmë pak piper të freskët, e presim në copa të vogla dhe e vëmë mbi sallatë.

    Edhe pse Mira ha si harabel, sallatën e shoqëron me bukë të thekur.