Aktualitet

Sali Berisha zbukuron udhëtimin e Olta Gixharit. Arminës i dalin zemra nga sytë

Olta Gixhari mund të ketë shumë fansa. Po edhe ajo ka fiksimet e veta dhe Sali Berisha qenka një prej tyre. E ka takuar rastësisht në aeroportin e Vienës dhe janë ulur për një kafe, ose ujë, ç`të jetë ç`rëndësi ka? E rëndësishme është biseda, shoqëria e mirë. “Supriza e një udhëtimi”, kështu e quajti këtë takim Olta.

[caption id="attachment_143928" align="aligncenter" width="324"](Olta Gixhari dhe Sali Berisha, foto nga Instagrami)[/caption]

Përveçse morëm vesh se Olta paska simpati për Berishën, por dhe ai për të, se kaq gjë na e tregon fotoja, zbuluam edhe diçka. Armina qenka nuse e mirë. Të paktën kështu duket në Instagram. S`e la pa koment këtë foto. Edhe pse nuk shkruajti asnjë fjalë bëri ca emoji, ndër to një fytyrë me zemra nga sytë.

Oltës i ecën me “like” Instagrami gjithmonë. Po tani që në foton e saj ndodhet edhe Berisha, kushedi sa do i shkojë numri i pëlqimeve.

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]