Aktualitet

Saimir Tahiri nuk mund të arrestohet deri të mërkurën

Këshilli do të paraqesë raportin me të saktë. Të mërkurën do të mblidhte Kuvendi”, tha kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe reagimeve nga opozita.

"Ndjeva si detyrim ndaj publikut që të shpjegoj arsyen se pse mbledhja përfundimtare e Këshillit të Mandateve është e mbyllur. Në të gjitha rastet mbledhja e këtij këshilli ka qenë gjithmonë e mbyllur. Dhe raste më tipike të mbledhjes së këtij Këshilli kanë qenë të mbyllua. Në 26 vjet të Kuvendit, në të gjitha rastet, kjo pjesë e mbledhjes së këtij këshilli, pra pjesa e fundit, ka qenë gjithmonë e mbyllur.

Dhe rastet më tipike të këtyre mbledhjeve, për t’i kujtuar edhe publikut po shtoj, mbledhja për Bashën 2007, diskutimet të mbyllura, për Fatmir Mediun në 2008, me dyer të mbyllura, për Ilir Metën në 2011, me dyer të mbyllura, vendimi i vitit 2012 (për Mark Frrokun dhe Tom Doshin) me dyer të mbyllura. Duhet ta dini që Këshilli i paraqet raportet në seancë, seanca e parë që pason miratimin e raportit, të mërkurën, nëse raporti do jetë gati, do paraqitet te mërkurën.

Ndërkohe i kërkoj Bashës dhe Kryemadhit të lënë anëtarët e Keshillit të bëjnë punën e tyre te qete. Del nje dhe deklaron votën, për ca vote deklaron, nuk e kuptoj, votën e ke në seance. Duhet të jetë e qartë që këtu po zhvillohet një proces normal", theksoi Balla./ E.D/ Copyright Tiranapost.al