Aktualitet

Saimir Tahiri nuk ikën vetëm...

Saimir Tahiri nuk ikën vetëm, kjo është e sigurt. Burime nga qeveria kanë konfirmuar për tiranapost.al se të tjera ndryshime do të ketë në kabinetin qeverisës.

Por të gjitha ndryshimet e tjera, veç zëvendësimit të Saimir Tahrit do të merren vesh të hënën pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste.

Po ashtu burime nga qeveria kanë thënë se emrat e lakuar në media, për ndryshime ministrash, nuk janë të konfirmuar.

Sipas burimeve brenda Partisë Socialiste është hartuar një plan konkret për të nisur menjëherë fushatën elektorale në bazë.

Sipas këtij plani disa nga ministrat që janë dhe koordinator në qarqe do te lenë dhe portofolat e tyre në mënyrë që të angazhohen maksimalisht për zgjedhjet e 18 qershorit. Të njëjtat burime konfirmojnë se ministrat e rinj do të jene njerëz politik.