• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Saimir Tahiri i del në mbrojtje vartësve të tij: Ishin ato të parët që denoncuan “Habilajt” për trafik droge


    Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahirit u ka dalë ne mbrojtje edhe ish vartësve të tij të cilët janë marrë të pandehur në Gjykatën për Krime të Rënda. Në mbrojtjen që ish ministri po bën përpara gjykatës tha se se Gjergji Kohila, në atë kohë shef i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, ka njoftuar me e-mail prokurorin duke e vënë në dijeni për aktivitetin kriminal të grupit Habilaj.

    “Ne jemi grup i strukturuar kriminal dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, por nga ana tjetër njoftojmë prokurorinë që Habilaj merrej me drogë”, ironizoi akuzat e ngritura ndaj tij dhe vartësve të tij Tahiri. Gjithashtu ai shtoi se procedimi ndaj Habilajve ka filluar kohë më parë se ta nisnin krimet e rënda.

    Në mbrojtje Tahiri përmendi edhe Jahled Celën duke shtuar se ka qenë ai personi i parë që ka referuar në prokurorinë e Vlorës materialet se grupi i “Habilajve” merrej me trafik të lëndëve narkotike.

    Procesi është ende në vijim ku tani është duke lexuar konkluzionet e mbrojtjes avokati mbrojtës i ish shefit të policisë së Vlorës Jahled Ccela. Pritet që gjykata sot të japë dhe vendimin ndaj ish ministrit të Brendshëm dhe vartësit të tij./ Tiranapost.al. 

    Saimir Tahiri përpara gjykatës: Shefi i madh mund të jetë kushdo

    Si me Tahirin, 8 vite burg kërkohen edhe për ish-zyrtarin e lartë të policisë në Vlorë. A do vendosë sot gjykata?

    Lajm i fundit/ Krimet e Rënda japin pretencën: 12 vite burg për Saimir Tahirin

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690