• Shqip
  • English
  • E martë, 23 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Te gjitha

    Saimir Kodra surprizohet në emision “live” për ditëlindje, por ka një merak!


    Surprizën më të veçantë për ditëlindjen, moderatori Saimir Kodra e mori mbrëmjen e kësaj të hëne “live” në emisionin “Stop”.

    Ndërsa pritej të dilte një kronikë kushtuar fitores së Dua Lipës në “Grammy Awards”, në ekranin e madh u shfaqën disa xhirime nga festa e ditëlindjes së tij një vit më parë.

    Saimir Kodra qëndroi i shtangur nga surpriza, por nuk mbaroi me aq. Kolegu i tij Gentian Zenelaj u shkëput për të marrë tortën me simbolet e drejtësisë dhe një buqetë me lule, në formën e gërmës “S”.

    Moderatori Saimir Kodra feston sot 45-vjetorin dhe kishte një kërkesë që të mos i zbulohej në asnjë moment numri, që ndodhej i shënuar mbi tortë./Tiranapost.al