Aktualitet

Saga Babale/ Pse nuk dorëzoni stilolapsin, provën origjinale? Salianji: Thashetheme, prokurori bëri lojë

Saga Babale/ Pse nuk dorëzoni stilolapsin, provën origjinale?

Kjo ishte pyetja që Alfred Peza i bëri ish deputetit të PD-së Ervin Salianji i cili e quajti një mashtrim, ekzistencën e stilolapsit për të cilin Peza tha se është audiopërgjimi origjinal për çështjen e Babales.  Salianji për të cilin prokuroria kërkoi 1 vit e gjashtë muaj burg, të konvertuar në tre vjet shërbim prove njoftoi se mbrojtja do të mbahet me datë 18 dhjetor dhe më pas do të jepet vendimi nga Gjykata.

Salianji tha se prokuroria është bërë njësh me qeverinë, duke mos vërtetuar provat. Katër personat e përfshirë në audi-përgjim ku supozohet dhe pretendohet të jetë zëri i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, që flet për pazare droge, për prokurorinë duhet të dënohen për kallëzim të rremë janë: Albert Veliu, është personi që ka pranuar se kishte bërë përgjimin, ndërsa Fredi Alizoti ka treguar se ka imituar zërin e Geron Xhafajt, vëllait të ish ministrit, pasi sipas tij, iu premtua një shumë prej 200 mijë eurosh nga Salianji, i cili publikoi audion, dhe gazetari Olldashi që siguroi përgjimin.

Sipas ish deputetit, prokuroria e ka bërë pretencën duke u mbështetur mbi thashetheme. I pyetur nga Fevziu nëse i kishte premtuar 200 mijë euro Albert Veliut, ish deputeti tha:  Prokuroria thotë që ia kam dhënë Babales 200 mijë euro dhe i kam premtuar  200 të tjera Fredi Alizotit. Në gjithë pretencën e prokurorisë janë vetëm thashetheme. Prokurori bëri lojë, duke mbyllur hetimin për trafik narkotikësh pastaj hapi një hetim për kallëzim të rremë.

Agron Xhafaj iku u zhduk. Nuk iu shkua deri në fund hetimit të gazetarit Olldashi ku flitet për 3.5 ton drogë, prokurorët që më kanë thirrur e kanë ditur që ai merrej me atë punë.

Salianji pretendon se nuk e ka takuar kurrë Alizotin dhe thotë se qeveria ka dërguar për ekspertizë një material të dobët për të mos i identifikuar zërin vëllait të ish ministrit.Historia e Babales vazhdon.../ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/babalja-prokuroria-kerkon-3-vjet-sherbim-prove-per-salianjin-askush-nuk-do-ia-dale-dot-tme-mposhte/

http://www.tiranapost.al/dosja-babale-basha-akuzon-ramen-dhe-dy-prokuroret-me-emra-te-korruptuar-rikthyet-gjyqet-politike/

http://www.tiranapost.al/babalja-njerez-te-bashes-priten-ne-nje-shtepi-ne-bruksel-familjen-e-tij/

http://www.tiranapost.al/alizoti-ne-gjyq-per-dosjen-babale-salianji-me-tha-se-do-me-jepte-200-mije-euro-zerin-e-agronit-e-bera-une-dhe-audion-e-cuam-tek-pd/