• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Sabri Fejzullahu rrëfen momentin kur Ermali i tregoi që dashuronte Arianën: Një javë më parë e kishim porositur…


    Sabri Fejzullahu shoqëroi dje në të parën intervistë televizive tek “Rudina” nusen e djalit Arianën dhe tregoi njëherësh historinë kur djali pa bërë 20 vjeç i tha se dashuronte një vajzë dhe do martohej.

    “Një javë më parë biseduam unë dhe Nera, i thamë që duhet të martohesh diku 37-38 vjeç, duhet të merresh me karrierën. Dhe pas një jave na tha. ‘Uluni këtu: Dua të martohem! Unë kam rënë në dashuri’ dhe i thashë unë: ‘Me atë pikën e bukur këtu (nishanin e Arianës), me atë gocën e bukur? Pikërisht me të më tha. Ia bëmë dy dasma, një dasmë të shtunën për fisin, diku 700 vetë pastaj të nesërmen për VIP-at, shoqërinë, nja 500 vetë”, tha Sabriu.

    Familja Fejzullahu

     

    Po Ermali s`prishi asnjë plan të prindërve. Pavarësisht martesës së hershme dhe ardhjen në jetë të 4 fëmijëve (në plan për të bërë edhe dy të tjerë, siç Ariana tregoi), e ndoqi edhe karrierën, duke mos hequr dorë nga asgjë.

    *Ky post u realizua nga Fabjola Hije referuar programit “Rudina” në Tv Klan

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post