• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Sa zyrtarë janë arrestuar nga korriku për shkeljet me bizneset


    Ndërsa aksioni anti-informalitetit vijon, Policia e Shtetit ka bërë bilancin e kontrolleve dhe personave që janë kapur në shkelje nga muaji korrik.

    Drejtori i Krimit Ekonomik, Lufti Minxhozi, deklaroi në një konferencë për mediat se janë kontrolluar 1764 subjekte të ndryshme, ndër to 892 shërbime vend-pushimesh, 703 lokale në bregdet, 321 hotele, 8 subjekte karburesh, 55 ndërtime pa leje, 59 raste për territore të pushtuara dhe në 309 subjekte të tjera.

    Gjatë këtij aksioni janë proceduar penalisht 348 subjekte dhe 64 zyrtarë të administratës, ku një prej të cilëve është arrestuar.

    “Nga këta të fundit, 42 ishin nëpunës të bashkive, 9 nëpunës të sistemit fiskal, 8 nëpunës të Drejtorive Rajonale të ndryshme, 5 nëpunës të IMT-së”, tha Minxhozi.

    Ai deklaroi se janë goditur 3 raste evazioni, vjedhje në përpjesëtime të mëdha dhe ndërtimi skemash rimbursimi të TVSH me fatura fiktive.

    Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë në numrin 112 çdo abuzim në fushën ekonomike./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690