• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Sa vite më shumë do të jetojë një grua shqiptare nga një burrë


    Jetëgjatësia për shqiptarët ka ndryshuar dhe është më në favor të grave. Një grua do të jetojë mesatarisht tre vite më shumë se një burrë i lindur në Shqipëri..

    Sipas të dhënave të Eurostat të publikuar nga ‘Monitor’ pritshmëria e jetëgjatësisë së një burri shqiptar në 2017-n ishte 77.1 vite, përkundrejt jetëgjatësisë prej 80.1 vite së një gruaje.

    Mesatarisht një njeri i lindur në Shqipëri pritet që të jetojë deri sa të mbushë 78 vite e 6 muaj.

    Në Europë Shqipëria renditet e 26 nga 44 vende, duke lënë pas vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, por mbetet pas shteteve të zhvilluara të Europë. Kështu jetëgjatësia mesatare në lindje në Malin e Zi përllogaritet të jetë 76.6 vite, dhe po aq në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi.

    Megjithatë, jetëgjatësia në lindje në Shqipëri rezulton të jetë më e ulët se në Bashkimin Europian. Sipas Eurostat jetëgjatësia në lindje në 28 vendet e BE-së përllogaritet të jetë 80.9 vite, ku jetëgjatësia te burrat është 78.3, ndërsa te gratë 83.5.

    Jetëgjatësia më e ulët e jetës mashkullore gjatë lindjes është regjistruar në Lituaninë qendrore dhe perëndimore (69.7 vjet), e ndjekur nga Bullgaria, Hungaria dhe Rumania./ Tiranapost.al

    *Foto kryesore nga @serona_k

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post