Aktualitet

Sa tonë drogë u kapën në të vërtetë mbrëmë në Vlorë?

Nuk ishin 10 tonë, por 4.5 tonë drogë. Pas peshimit policia ka bërë me dije peshën reale të drogës së gjetur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e infermierit, Armando Koçerri.

Në fakt që ishte 10 ton drogë, u përhap nga ish-kryeministri Berisha, në statusin e tij të mbrëmshëm shoqeruar edhe me video. Sepse policia ende nuk kishte  të dhëna të sakta për këtë.

Ndërkohë blutë e Vlorës po vijojnë kërkimet, dhe deri tani mësohet se 3 persona janë shoqëruar në polici. Detaj të tjera nuk kemi, presim reagimin zyrtar të policisë./ Copyright Tiranapost.al