Aktualitet

Sa do të rriten pensionet në tre vitet e ardhshme

Esencë editori/ Qeveria do të vazhdojë politikën e indeksimit të pensioneve edhe gjatë 3 viteve të ardhshme. Gazeta “Panorama” ka publikuar sot një artikull në të cilin bën të ditur se pensionistët në të gjithë vendin do të përfitojnë çdo vit shtesë pensioni 3 për qind. Për vitet 2019-2021, rritje të pensionit do të përfitojnë 630 mijë pensionistë në të gjithë vendin.
Sa do të rriten pensionet në tre vitet e ardhshme

Indeksimi i pensioneve në masën 3 për qind, edhe për 3 vitet e ardhshme, u miratua nga qeveria në projektdokumentin e programit buxhetor afatmesëm 2019–2021 i botuar në Fletoren Zyrtare.

Fondi për rritjen e pensioneve do të shënojë rritje për vitet 2020 dhe 2021 dhe do të jetë përkatësisht në vlerën e 3,120,000,000 lekëve.

Pensionistët në të gjithë vendin, përveç shtesës prej 3 për qind, do të përfitojnë edhe shpërblimet e fundvitit. Pensionistët parashikohet të përfitojnë 5 mijë lekë bonus me rastin e festave të fundvitit.

Ky pos u realizua nga Eljona Ballhysa. Lajmi i referohet artikullit në gazetën “Panorama”. Copyright Tiranapost.al.