Showbiz

Sa të përbashkëta paskan Amal Clooney dhe Beyonce

Sa të përbashkëta paskan Amal Clooney dhe Beyonce

Do lindë një vajzë dhe një djalë. Pas konfirmimit të shtatzënisë dhe lajmit se prisnin binjakë, çifti Amal dhe George Clooney nuk kishin bërë më asnjë deklaratë për sa i përket gjinisë së bebeve. Po mamatë për çfarë janë? Si në rastin e Beyonce, edhe këtë herë ka qenë mamaja e George që ka bërë publik lajmin, duke rrëfyer se ajo dhe bashkëshorti i saj janë shumë të lumtur dhe se nuk do të marrin pjesë në vendosjen e emrave të bebeve, sepse ky është departamenti i nuses dhe djalit. Në fakt, edhe lajmërimi i gjinisë së fëmijëve departament i tyre ishte, po ç’t’u bësh mamave!