Showbiz

Sa të gjatë janë yjet e Hollivudit?

Sa të gjatë janë yjet e Hollivudit?

Nga më e gjata, Taylor Swift (mbi 1 e 80) tek më e shkurtra Ariana Grande (1,52). Në ekran duken të gjithë aq ndryshe

E keni pyetur ndonjëherë veten se sa të gjatë janë yjet e ekranit? Disa duken aq të gjata e në fakt mezi i kalojnë 1.50 e të tjerë nuk ta japin përshtypjen se janë aq të gjatë. Megjithatë një gjë është e sigurt, kur vjen puna për talent, centimetrat nuk kanë rëndësi. Sa për kuriozitet, po ua themi gjatësitë

Ariana Grande

Ariana-Grande

Gjatësia 1,52 m

Mosha 23 vjeç

Këngëtarja amerikane, e lindur në Florida, është një nga yjet më të shkurtër të Hollivudit. Një koncentrat zotësie prej vetëm 152 centimetrash.

Taylor Swift

Taylor-Swift-

Gjatësia 1,80 m

Mosha 27 vjeç

Taylor Swift është një gjigante e vërtetë. Jo vetëm si këngëtare por edhe si fizik. Me 180 centimetrat e saj e bën të duket mini këdo që i qëndron pranë.

Rihanna

Rihanna-

Gjatësia: 1,73 m

Mosha: 28 vjeç

Këngëtarja e ishujve Barbados, veç talentit dhe 60 milionë disqeve të shitur, ka edhe një bukuri që të lë pa fjalë, në një trup prej plot 1.73 m.

Beyoncé

Beyonce-

Gjatësia: 1,69 m

Mosha: 35 vjeç

Queen Bey është goxha më e shkurtër se burri i saj Jay Z. Por kjo nuk do të thotë që statura e saj nuk është për t’u admiruar.

Kim Kardashian

Kim-Kardashian-

Gjatësia: 1,59

Mosha: 36 vjeç

Ylli i reality show-t është e njohur për format e saj por jo për gjatësinë, që nuk shkon as deri në 160 cm. Por në familjen e saj ka edhe më të shkurtër. Motra e saj Kourtney është vetëm 1,52 m.

Gigi Hadid

Gigi-Hadid-altezza-800x1201

Gjatësia: 1,79 m

Mosha: 21 vjeç

Gigi Hadid është modelja më e famshme e momentit. Ylli i paraselave ka një trup të hatashëm. Gati 180 cm sharm nuk janë pak.

Victoria Beckham

Victoria-Beckham-

Gjatësia: 1,63 m

Mosha: 42 vjeç

Victoria Beckham ose Victoria Adams mund të mos ketë gjatësinë e një modeleje. Ama ka staturën e një stilisteje shumë të talentuar.

Brad Pitt

Brad-Pitt-

Gjatësia: 1,80 m

Mosha: 53 vjeç

Djaloshi i rritur në Oklahomën e nxehtë e të lagësht ka qenë që kur u shfaq për herë të parë, një nga meshkujt më seksi të planetit, përveçse një aktor i jashtëzakonshëm.

Angelina Jolie

Angelina-Jolie-

Gjatësia: 1,69 m

Mosha: 41 vjeç

Kurse ajo është një nga gratë më të bukura të Hollivudit, që ruan linja skiny edhe pse ka lindur tre fëmijë.

Jamie Dornan

Jamie-Dornan-

Gjatësia: 1,83 m

Mosha: 34 vjeç

Modeli i preferuar i D&G, Armani, Dior, Calvin Klein dhe Levi’s kishte një pasion të madh për aktrimin. Pushtoi ekranin në 2015 me rolin e Christian Grey-t pikërisht se ishte i bukur.

Ryan Gosling

Ryan-Gosling-

Gjatësia: 1,84 m

Mosha: 36 vjeç

Ryan është burri ideal. Jo vetëm për dashurinë që shfaq përherë për gruan e tij Eva Mendes, por edhe për fizikun që përmblidhet në 184 cm.

Leonardo Di Caprio

Leonardo-Dicaprio-

Gjatësia: 1,83 m

Mosha: 42 vjeç

Gjithmonë në krah të modeleve të gjata të Victoria’s Secret, çmimi Oscar është i gjatë 1 metër e 83 cm.

Lady Gaga

Lady-Gaga-

Gjatësia: 1,55 m

Mosha: 30 anni

Ngaqë jemi mësuar ta shohim përherë në majë të stolave në formë këpucësh, s’na shkon mendja se një arsye që vesh taka të tilla është gjatësia e saj, 155 cm.