• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore Politikë Të gjitha

    Sa shumë e do Rama, Saimirin


    Largimi jo i vetëm i Saimir Tahirit nga qeveria tregon se Kryeministri Edi Rama, nuk e ka bërë atë “kokë turku”.

    Ajo që kanë thënë burimet për tiranapost.al se të hënën do të zyrtarizohen edhe largimet e tjera nga qeveria, tregon se Tahiri nuk është “kurbani” i kësaj qeverie, por largimin e tij e shoqëron me një çmim të lartë.

    Flitet po ashtu për largime të disa ministrave të rëndësishëm, me argumentin se do të angazhohen pë fushatë aty ku janë caktuar si koordinator.

    Kështu mesazhi që po jep Edi Rama është se “nuk e lëshoj Saimir Tahirin në rrugë dhe ka gjetur një mënyrë për të hequr “të urryerin” e te gjithëve duke shpikur argumentin e zgjedhjeve”.

    Ndërkohë kërcënimi i opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhje me këtë qeveri, jo vetëm nuk do të çojë në një qeveri teknike por ka bërë që PS të përgatitet fortë për fushatën.