Aktualitet

Sa do shënojë termometri dhe a ka gjasa për shi? Lexoni parashikimin e motit për sot

Sot pjesa e parë e ditës mbetet me mot të kthjellët, por pasdite vranësirat shfaqen në zonat lindore ku priten shira të përkohshëm, ashtu si në Verilindje dhe Juglindje. Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat bëhen dominante në pjesën më të madhe të territorit. Era do fryjë mesatare por e fortë në det, me shpejtësi 15/km orë nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë. Temperaturat e ajrit rriten me 1-2 gradë Celsius, por kryesisht në mesditë pritet maksimumi 37 gradë./ Lajmi i referohet njoftimit nga Metoalb, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.