Aktualitet

Sa para ka fituar Mariah Carey nga kënga “All I want for Christmas is you”?

Që nga dita kur e këndoi për herë të parë, në vitin 1994 dhe deri më sot kanë kaluar 23 vite, vazhdon të dëgjohet. Kanë dalë edhe shumë këngë të tjera Krishtlindjesh që janë përpjekur dëshpërimisht t`ia zënë vendin këtij hiti, po s`kanë mundur. Duke qenë se në ditët e festave është prezente, s`mund të mos mendonim se sa para ka fituar nga kjo këngë. Çdo klikim, çdo disk, çdo shkarkim, të gjitha janë para, që kanë shkuar në xhepin e Mariah Carey. Sikur hiç të mos kishte punuar gjithë jetën, do t`i dilnin e do t`i tepronin 60 milionë dollarët. Kështu siç e lexuat. Plot 60 milionë ka fituar. Kjo po që është bingo.

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=yXQViqx6GMY[/embed]

Përshtatur nga: Marie Claire

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]