Aktualitet

Sa orë stërvitje duhet të bësh, për të mbajtur të shëndetshëm trurin?

Nuk ka dyshim se stërvitja i bën mirë trupit dhe më e rëndësishmja mendjes. Sapo futesh në ambientet e palestrave të ndryshme, e sigurt se do lexosh një nga ato shprehjet në anglisht: për të ndryshuar trupin, fillimisht duhet të ndryshosh mendjen! Time publikon një artikull interesant duke i kushtuar vëmendje aktivitetit fizik dhe mbajtjes së trurin në në gjendje të shëndoshë. Kështu shtrohet pyetja: Sa kohë stërvitje duhet bërë për të mbajtur në formë të shëndetshme trupin dhe mendjen? Ekspertët e gjetën përgjigjen duke studiuar më shumë se 1000 njerëz që shkojnë në palestër dhe më pas duke analizuar 122 lloje testesh të trurit. Rezultoi se  njerëzit që stërviteshin rreth 52 orë për një periudhë prej 6 muajsh kishin një mendje shumë më të shëndoshë se ata që stërviteshin më pak.

Studimi përfshin ata me aktivitete të ndryshme, si aerobia me e rëndësishmja, ngritja e peshave dhe aktivitetet e ndryshme si Tai Chi. Ekspertët thonë se stërvitja ndihmon shumë edhe njerëzit me probleme në tru, të lidhura me sëmundjet si dementia dhe Alzheimer. Gomes Osman, një nga ekspertet që realizoi studimin thotë se stërvitja i bën shumë mirë trurit dhe këshillon njerëzit të mos qëndrojnë vetëm ulur, duke qëndruar pasiv dhe të venë trupin në lëvizje./ Tiranapost.al E.B

Image result for gym training