• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • It's butter baby Të gjitha

    Sa mirë që ka dhe kështu dasmash


    Drymades Inn ka nisur sezonin shumë herët këtë vit. Fillimisht me disa ditëlindje, të cilat siç ndodh rëndom, mjaft ta bëjë i pari dhe më pas trendy kapet nga të tjerë. Kisha parë shpesh foto dhe video në instagram nga këto festa dhe isha vërtet kurioze. Por siç i thonë asaj fjalës “rastësia mbreti botës”, fundjavën e shkuar e gjeta veten në një dasmë përbri.

    Vendosa që ta lija çadrën dhe të fotografoja disa moment nga mënyra e organizimit të një dasme në Jug. Çfarë të thuash çdo gjë ishte sa fantastike aq edhe e thjeshtë dhe plot natyralistet.

    Pjata me vetëshërbim dhe me ushqime të lehta siç edhe ndodh në stinën e nxehtë. Brusketa me domate të freskëta dhe borzilok, byreçka, japrak, djathë, ullinj, zarzavate. Të gjitha që shkojnë edhe me pije, si verë të bardhë të ftohtë, shampanjë, kokteje sipas dëshirës. Ambientet e Drymades Inn ishin dekoruar nga stafi por edhe nga miket e nuses që me vete kishin marrë lulet e freskëta.

    drimadhes 2
    Restoranti ofron edhe menu nga ato që të duket se vetëm në Tiranë gjendet për sa i takon delikatesës dhe bukurisë së pjatave. Dhe ata që nuk e duan peshkun, (mos u habisni se njoh, e kam shumë miq që nuk e konsumojnë atë) edhe për shkak të një tradite të Labërisë, qengji në hell po ofrohet shumë edhe tek Drymades Inn. Këto shpjegime ua them se mendoj që jo të gjithë do martoheni/martohemi këtë verë. Kështu që mos e vrisni shumë mendjen. Jetoni bukur! /Copyright Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post