Nën lupën e Stela Sallakut

Sa mashtruese kjo verë! Ç'të vesh në ditët me shi të stinës së nxehtë?

Ky sezon ka qenë i paparashikueshëm sa i përket motit. Ndryshuam dhe gardërobën që në maj, hoqëm xhupat, pardesytë, xhinset dhe i zëvendësuam me fustane mëndafshi, chiffon apo pambuku, me idenë se iku pranvera. Ja që na duhet të kemi një plan rezervë në këto raste kur moti nuk na favorizon të veshim ato që duam.

[caption id="attachment_243782" align="aligncenter" width="1200"](Zara, foto nga google)[/caption]

[caption id="attachment_243784" align="aligncenter" width="1200"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Editoret e modës kanë një rekomandim në këto raste: mos dil asnjëherë nga shtëpia pa një xhaketë xhins rezervë. Unë do thoja edhe një xhaketë lino në vend të asaj xhins, me një rrip në mes, mëngë të viteve `50 dhe xhepa sport ju bën të dukeni me stil.

[caption id="attachment_243806" align="aligncenter" width="564"](Foto nga mango.com)[/caption]

Duhet t`i riktheheni atyre atleteve të “shëmtuara” i veshëm në mars dhe prill, madje i kombinoni me pantallona ose kostum.

[caption id="attachment_243793" align="aligncenter" width="1200"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Unë preferoj këto nga Adidas, sepse kanë detaje me ngjyra pastel, prerje të viteve `80- `90 dhe ngjyrë të bardhë në gri. Janë më komode për t`i veshur që nga mëngjesi deri në darkë, madje edhe në fundjavë.

[caption id="attachment_243791" align="aligncenter" width="1200"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Fustanet dhe këmishat me mëngë të gjata “statement”, të cilat u duk sikur i harruam pak meqë koha u ngroh shpejt, visheni me atletet më lart, për ta bërë pak më trend, por edhe me kitten heel duket mirë.

[caption id="attachment_243794" align="aligncenter" width="700"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Unë këtë javë kam preferuar xhinset me një këmishë mëndafshi, ose ndonjë triko të hollë me ngjyrë vibrante, vathë floriri dhe mules. Ja që gardëroba kapsulë të vjen në ndihmë kur ka ndryshime moti ose kur ngelesh pa ide të reja. Ndaj mbajini një palë pantallona denim të holla për verën, në ngjyrë të mesme se të zbardhura.

[caption id="attachment_243786" align="aligncenter" width="1200"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_243785" align="aligncenter" width="1200"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Elementi që do t`ju duhet jo vetëm në vjeshtë dhe pranverë, por edhe në verë sidomos kur vizitoni vende të freskëta, është kostumi. Unë do preferoja një me detaje sport, që të vishet me atlete ose sandale.

[caption id="attachment_243830" align="aligncenter" width="480"](SJP, "Sex and the city". Foto nga google)[/caption]

Sugjerimi tjetër vjen nga protagonistja e “Sex and the city”, Carrie Bradshaw (Sarah J. Parker), si të dukesh me stil në ditët me shi. Kur e pash fillimisht këtë veshjen më dha disa ide të tjera të ngjashme për t`i përdorur në ditët me shi. Ky jeleku ngjyrë mustardë kombinohet edhe me xhinset që thamë më lart, i shtoni edhe një rrip në ngjyrë kashte dhe jeni gati për punë. Përveç xhaketës, mbani me vete dhe çadrën, se si dihet!/Tiranapost.al