• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 16 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Sa e ke rrogën? Blendi Fevziu i përgjigjet pyetjes së preferuar të shqiptarëve


    I ftuar në emisionin ‘3 shat’, mbrëmë Blendi Fevziu u pyet për atë që shqiptarët kanë interes të dinë në përgjithësi me pyetjen tipike: Sa e ke rrogën?

    Fevziu ka treguar para moderatoret Bora Zemani se nuk e di nëse e ka rrogën më të lartë në Shqipëri nga gazetarët e politikës, por ka treguar se sa e ka rrogën vetë, edhe pse jo me shifër të saktë. Fevizu ka treguar se merr më shumë se 7000 euro në muaj dhe se i ngelet edhe për të kursyer pas shpenzimeve mujore.

    Lexoni më poshtë pjesën e intervistës:

    Bora: Je gazetari politik më i paguar në Shqipëri?
    Blendi: Nuk e di, nuk i di rrogat e të tjerëve realisht.
    Bora: Po mirë a merr më shumë se 7000 euro në muaj?
    Blendi: Po i marr.
    Bora: A të ngelet ndonjë lekë pas shpenzimeve mujore që ke?
    Blendi: Pa dyshim që më ngelet./ Tiranapost.al E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]