Aktualitet

"Sa bukur Mario" u tregon mbi 4 milionë ndjekësve se është shqiptar

Grimieri i famshëm i motrave Kardashian, Mario Dedivanoviç e ka treguar edhe më parë që është shqiptar dhe para Kim Kardashian e gjithë Instagramit, kur i mësoi asaj të thoshte shqip: Sa bukur Mario. Po nuk u mjaftua me atë herë. Sapo ua kujtoi sërish 4.2 milionë ndjekësve të tij që është shqiptar nga ata kuqezi madje. Le të mos jenë festat e Nëntorit. Ka veshur një bluzë të kuqe me një shqiponjë të madhe, të zezë dhe ka bërë një selfie ku lajmëron njëkohësisht se shumë shpejt do vijë në Shqipëri për Master Class Albania.

[caption id="attachment_200321" align="aligncenter" width="825"](Postimi i Marios në Instagram)[/caption]

Edhe sikur dikush të kishte ndërmend ta anashkalonte këtë status, sytë do ngecnin te shqiponja në bluzë dhe shqiptarët që vdesin për patriotizëm do e lexonin patjetër përse bëhej fjalë./F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]