Lajme nga Bota

Ryshfet me pjepër, ministri japonez i Tregtisë jep dorëheqjen

Ryshfet me pjepër, ministri japonez i Tregtisë jep dorëheqjen

Ministri japonez i Tregtisë, Isshu Sugawara ka dhënë dorëheqjen sot për shkak se ka shkelur ligjet zgjedhore të vendit duke u dhënë votuesve dhurata si : pjepër, portokalle, marmaladë dhe havjar të shtrenjtë.

Isshu Sugawara, who was appointed as Japan's economy minister in September, said he did not want his 'problems to slow down parliament deliberations' [File: Kiyoshi Ota/Bloomberg]

Sipas BBC-së, Sugawara i ka ofruar familjes së një prej mbështetësve të tij që humbi jetën, një shumë prej 185 dollarësh në atë që në vend njihet si “fondi i ngushëllimit.” Dhënia e parave të tilla, është një traditë që vazhdon prej vitesh në Japoni. Sipas legjislacionit në fuqi, politikanët japonezë e kanë të ndaluar të bëjnë dhurata për votuesit në njësitë e tyre administrative.

Ditën e sotme, Sugawara tha se ndonëse i duhet pak kohë që të vërtetëojë që ka shkelur ligjin ose jo, ai zgjedh të japë dorëheqjen. “Nuk dua që problemet e mia të jenë pengesë për seancat parlamentare,” tha ai.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeministrit Shinzo Abe, i cili në një deklaratë për shtyp mori përgjegjësinë e emërimit të ministrit. Me përulje, kryeministri i kërkoi falje të gjithë popullit, duke dhënë një shembull të fortë për të gjitha demokracitë e globit./BBC/  Tiranapost.al.