• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Rusia teston dy raketa bërthamore në Arktik


    Rusia ka lëshuar këtë të diel dy raketa ushtarake nga nëndetëset bërthamore të saj në Oqeanin Arktik e detin Barenc. Vetë ministria ruse e Mbrojtjes e përshkroi testin sit ë suksesshëm pasi raketat goditën objektivin.

    “Nëndetëset bërthamore Tula dhe Yuri Dolgoruky lëshuan dy predha luftarake, Sineva dhe Bulava, në rrethin polar dhe detin Barenc”, shkroi në Twitter ministria ruse.

    Testimi raketave bërthamore ka ardhur pas acarimit të marrëdhënieve me SHBA në lidhje me paktin e armëve bërthamore.

    SHBA ka akuzar Rusinë si shkelëse të paktit ndërsa nga ana tjetër Kremlini I ka cilësuar veprimet e Washingtonit si nxitëse të konfliktit. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690