• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Albania Të gjitha

    Rusia nuk humb kohë! European Western Balkans: Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u vjen një ftesë për t’u anëtarësuar në EEU


    Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Be, Vladimir Chizhov, ka treguar se dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u ka ardhur një ftesë për tu anëtarësuar në Bashkimin Ekonomik Eurasian (EEU). Diplomati rus sipas European Western Balkan ka thënë se dy vendet do të gjejnë më shumë mirëkuptim dhe më shpejt në EEU sesa në Bashkimin Europian.

    Image result for Vladimir Chizhov

    Vladimir Chizhov

    I cituar nga media me në fokus zhvillimet në Ballkanin Perëdimor, diplomati rus citohet të thotë:

    “Jam i sigurt që dy vendet, kandidate për anëtarësim në BE dhe së fundmi ‘të ngrirë’ nga refuzimi i Brukselit, mund të gjejnë më shumë mirëkuptim në Bashkimin Ekonomik Euroazian”.

    Ndërkohë sipas IBNA, ftesa e Rusisë për vendet e Ballkanit Perëndimor që të Anëtarësohen në Bashkimin Ekonomik Eurazian erdhi vetëm një javë pasi KE vendosi të mos çelë negociatat me dy vendet, me veton e presidentit francez Emmanuel Macron. Ndërsa Bjellorusia është i vetmi vend evropian që është pjesë në EEU.

    Në politikën shqiptare është përmendur shpesh rreziku i ndikimit rus sidomos në Maqedoninë e Veriut. Jo më larg se ditnë e djeshme, Taulant Balla depozitoi në Kuvend një projekt rezolutë ku kërkonte të hartohej një projektligj për mbrojtjen ndaj ndërhyrjeve ruse në zgjedhje dhe kundër dezinformimit.

    Ndërsa në Bruksel, ku u zhvilluan diskutime për Jo-në e negociatave, pati ministra të jashtëm të vendeve anëtarë të cilët kritikuan vendimin dhe thanë se bllokimi i negociatave shkakton destabilitet nqë rajon, dhe rritet frika e ndikimit rus. Një shqetësim të tillë kanë shprehur edhe zyrtarë të lartë amerikanë.

    Sqarim:

    Unioni Ekonomik Eurasian është një bashkim ekonomik i shteteve të vendosura në Azinë Qendrore dhe Veriore dhe Evropën Lindore. Traktati për Bashkimin Ekonomik Eurasian u nënshkrua në 29 maj 2014 nga drejtuesit e Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë, dhe hyri në fuqi më 1 Janar 2015.

    European Western Balkans./ Tiranapost.al. E.B

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post