• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Rudina Xhunga: Rreziku iku dhe tani të qetësohemi. Shqiptarët po presin ‘fotografinë e përbashkët’ Rama-Basha


    Gazetarja Rudina Xhunga e ftuar në rubrikën “Opinion” të Neës24, foli për situatën e krijuar, me frikën pasi nuk ishim mësuar me tërmete e situata të këtyrë përmasave, por gazetarja thekson se rreziku tani kaloi dhe qytetarët duhet që ti kthehen normalitetit.

    Rudina Xhunga tha:

    Të gjithë frikësohen çfarë do ndodhë, pasi ne nuk jemi mësuar me gjendje të tilla, të gjithë ecim me frikë se çfarë do të ndodhë. Kur kemi lexuar lajmet se çfarë ndodh në vendet e huaja, ne i kemi kaluar ato lajme. Një vajze i ra tulla në kokë, duke dalë jashtë, dhe vdiq. E vrau pamundësia e saj për t’u mbrojtur. Unë shikoj në faqe, e di sa njerëz i drejtohen psikologes dhe ajo jep të njëjtat shpjegime, se çfarë do të thotë. Ne duhet të mbledhim veten. Qytetarët duhet të qetësohen, t’i rikthehen rutinës, sepse na duhet të punojmë.

    Sa i përket situatës politike, Xhunga tha se komunikimi në ajër mes Ramës dhe Bashës nuk është diçka e keqe, por më e mira siç u shpreh gazetarja, do te ishte që të uleshin, pasi sot; Më shumë se kurrë është nevoja për fotografinë e përbashkët.

    Lexoni pjesë të intervistës si më poshtë:

    Si po menaxhohet situata?
    Arbitër nuk jam që të di a ka të drejtë Basha apo Rama, por duke dëgjuar Bashën se janë 500 teknikë që presin, po pse po presin ata, ku janë? I ka në xhep apo te selia e SHQUP Basha, se të gjithë janë duke punuar. Po ka një gjë të mirë pas tërmetit është se Shqipëria është solidare. Mua nuk ma rrok mendja se ka 500 njerëz dhe rrinë e presin. Nëse janë, çfarë po presin?

    Edh Rama e pranoi se nuk ka njerëz mjaftueshëm?
    Kjo është një fatkeqësi që nuk na gjeti gati, megjithatë unë them që Shqipëria ja doli. Nuk dua të flas me emra politikanësh, edhe pse përgjegjësia bie mbi kryeministrin. Njeriu që e mban të gjithën është kreu i qeverisë. ka pa fund njerëz që po japin një dorë për ndihmë.

    Basha e dha planin prej 3 pikash, edhe pse nuk ulet në tryezë me Ramën …
    Nuk ka gjë pse nuk ulen, edhe nëse komunikojnë në ajër, virtualisht, gjë e mirë është. Por edhe nëse janë në një ambient bashkë, madje nëse Basha ka 500 vetë, unë do t’i propozoja t’i mblidhte diku dhe të thirrte Ramën, sepse mbase Basha nuk shkon, por Rama edhe mund të shkonte. Ne e duam fotografinë e njerëzve që janë bashkë. Po të kujtojmë fotografinë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku Rama ishte me Metën, ishte gjë e mirë. Ne jemi të gjithë bashkë tani.

    Mesazhet e Ramës për mediat…
    Janë të padrejta. Kryeministri nuk është në ditën e tij më të mirë, është në njeriu që po qëndron mes rrënojave, unë një ditë isha te rrënojat dhe m’u desh kohë të mblidhja veten. Edhe te vetja duhet ta kërkojmë këtë, nuk duhet të përhapim panik. Njerëz të papunë, që rrinë në shtëpi, të mos përhapin panik. Mediat janë të kujdesshme.

    Po prishen provat?
    Unë nuk mund të jap mend. Ata që po i prishin, e dinë më mirë se ne. Unë i jam shumë mirënjohës faktit që në këtë vend ka akoma njerëz që jo vetëm treguan solidaritet, por edhe na mbajtën mendjen, siç ishte Luljeta Bozo. Do kalojë dhjetori, do vijë janari, do kemi kohë për ta ndarë si e kush. Tani duhet të bëhemi bashkë.

    Katër kërkesat e Metës…
    Të themi dhe ne nja dy kërkesa, se ishin tre të Bashës, tani të Metës. Të gjithë mund të kenë kërkesa, Meta ka qenë ministër, zv.kryeministër, Basha ka qenë ministër, pra janë njerëz që e dinë çfarë po ndodh. Ajo që po presin ne është fotografia e përbashkët. Kërkesat le t’i bëjnë në privat, nuk ka fare kohë për t’u ndarë, por për t’u bashkuar. Mund të vijë një tjetër moment bashkimi, pasi rimëkëmbja e situatës do ketë nevojë për kontributin e të gjithëve dhe për një fotografi të përbashkët. Ky është momenti për t’u fokusuar dhe për të ndihmuar. Po nuk di dhe nuk je i dobishëm, bën mirë të heshtësh.

    Mesazhi i fundit i Ramës për mediat, a jeni ndjerë e kërcënuar?
    Jo, nuk jam ndjerë e kërcënuar. të gjithë kemi panikun tonë. Më ndodhi kur vajza po bënte lajmin tha “tmerri nuk ka fund, sërish tërmet”. E pashë dhe e korrigjova, por mund të ndodhë. Unë jam e qetë për të bërë punën, nuk pres urdhra nga Rama, kam një jetë në gazetari, unë jam gazetare para se Rama të futej në politikë, nuk kam lidhje. Jemi në pushtete të ndara. Por është ai zotëria që kontrollon, që edhe mund ta mbyll, pra AMA, por jo kryeministri.

    Jeni ndeshur këto ditë me denoncime nga njerëz që iu kanë thënë se po vjedhin ndihmat?
    Nuk mendoj që po vidhen ndihma. Në situata paniku, ka mungesë organizimi më shumë se vjedhje. Media i jep zë kësaj, por unë nuk do preferoja t’i jepja. Shumë mirë që u arrestua ai që hiqej si Rama, se nuk mund të mbrojmë këta njerëz, që na kërcënojnë.

    Një javë pas tërmetit, si do e përshkruanit situatën?
    Durrësi nuk po jeton, nuk ka filluar jeta normale. Kjo është një goditje e madhe. Nuk e imagjinon dot se ata humbën familjarët. E kupton vetëm zemra e asaj që plasi në varrim. Por përtej asaj që i ndodhi qytetit dhe atyre njerëzve, ne morëm një goditje në zemër të turizmit dhe do duhet të jemi bashkë për ta rikthyer. O rikthehet Durrësi në parametrat e duhur, ose do jetë e vështirë për të gjithë. Durrësi me këto pamje nuk pret turist vitin që vjen. Çfarë mësuam ne nga kjo gjë? Mësuam që nuk ishim asgjëkund me shkencën. Ne s’kemi pasur institut sizmologjik, e kemi mbyllur për mungesë fondesh. Ka njerëz që iu del sizmologu të nesërmen dhe nuk çmenden. Del dhe krijon besim. Do dal unë t’iu them njerëzve se s’do bjerë tërmet? Unë s’e di për vete, unë kam frikë. Ku e presim ne sigurinë, jemi me sytë tek abazhuri./ Referuar News 24/ Tiranapost.al.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post