• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Rudina Magjistari kur vjen puna tek emisioni nuk të fal, përplaset me komentuesen


    Pushimet e Blendi Fevziut kanë qenë “molla e sherrit” virtual mes moderatores Rudina Magjistari dhe një komentueseje. Një postim në Instagram-in e Rudinës, në të cilën ndante një nga momentet e intervistës me Fevziun nuk është pritur mirë nga një prej ndjekësve të saj.

    “E dashur zonja Magjistari nuk besoj se i intereson popullit shqipetar se si kaloi Blendi Ferziu pushimet. Keto mund ti bisedoni ne nje kafene! Mendoj se populli jone ka nevoje per mbeshtetje sociale ekonomike psikologjike dhe vetem me keto emisjone nuk mund ti ndihmoni dot por i ngaterroni me shume!”, shkruan komentuesja, për të cilën moderatorja dhe autorja e emisionit “Rudina” e ka një përgjigje.

    Dhe pas komentit të gruas së panjohur, vjen ai i Rudinës: “Zonje, mbeshtetjen social-ekonomike, duhet ta kerkoni ne institucionet shteterore, ate psikologjike, tek ekspertet e shendetit mendor. Televizioni ka per detyre te informoje, argetoje dhe edukoje, detyra te cilat perpiqemi ti bejme çdo dite me shume perkushtim. Madje edhe kur kemi patur mundesi te ndihmojme, e kemi bere jo rralle. Faleminderit, qe na ndiqni!”.

    Askush veç moderatores nuk mund t’i dalë më mirë për zot emisionit të vetë dhe reagime të tilla tregojnë shikueshmërinë e emisionit./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690