• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Rudina Hajdari: Thelbi është tek Kushtetuta prandaj shqiptarët po shohin lojë të shpifur


    “Sot para nesh ka një rezolutë që nuk ka vlerë juridike, thjesht ngre shtanzhin presionin ndaj presidentit. Por do e filloj fjalën duke e arsyetuar pse ky akt është akt ku vetëm konstatojmë si Kuvend. Pra gjykimin mbi vendimin e presidentit e merr vetëm gjykata Kushtetuese. Jemi shumë të qartë. Sipas nenit 90 pika 2 mocioni për shkarkimin e Metës vjen me 1 të katërtat e deputetëve, dhe kryetari i Kuvendit do ngrejë komision për te hetuar pse presidenti ka marrë këtë vendim, dhe pasi komisioni të konstatojë pse është marrë e ka për detyre ta dëgjojë presidentin dhe pastaj ky komision përpilon një raport që diskutohet në parlament dhe t’i depozitojë gjykatës Kushtetuese. Fakti që s’kemi gjykatë është fatkeqësi, këtu është thelbi i gjithë debatit. Thelbi pse shqiptarët po shohin një lojë të shpifur që na lë zvarrë gjykata organi i vetëm që konstaton këtë lloj shkelje.

    Pse presidenti mendon se ky akti zgjidh krizën dhe i vë palët para përgjegjësisë? Më thoni ju nëse palët nuk arrijë kompromis a nuk e fusim vendin akoma më shumë në krizë? Më në pasiguri?”, tha Rudina Hajdari gjatë seancës së Parlamentit.