Aktualitet

Rudina Hajdari provoi ndjesinë e një gruaje në një marrëveshje burrash

Rudina Hajdari provoi ndjesinë e një gruaje në një

E vetmja grua në tavolinën e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, fat apo këmbëngulje, shpesh shkojnë bashkë. Rudina Hajdari që bëri lajm duke kundërshtuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për djegien e mandateve, tregon sesa i rëndësishëm ishte për të të ishte në atë tryezë dhe sa me vlerë është për gratë shqiptare.

Postimi i plotë:

Deri më sot shumë pak gra në politikë kanë qenë prezent në marrëveshje politike madhore. Për mua ky moment është i rëndësishëm për çdo grua dhe vajzë që më shikon. Është një moment i rëndësishëm për të dhënë një mesazh se çdo nënë, çdo grua dhe vajzë se nuk kemi limite në shoqërinë tonë dhe se ne jemi të dretëpërdrejta dhe interesat tonë shkojnë përtej interesave të ngushta të pushtetit. Çdo grua që lufton në politikë në një mënyrë apo tjetër ka përgjegjësi për mesazhin që përçon ndaj çdo gruaje apo vajze në çdo cep të Shqipërisë për rolin e rëndësishëm që ajo ka në shoqëri./ Tiranapost.al

https://www.instagram.com/p/B7VTnFMAOez/