• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Rudina Hajdari përmes një foto na tregon se ndjen mall për New Yorkun


    Deputetja Rudina Hajdari ndodhet në New York, ku ka marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillim të Qëndrueshëm. Pas takimeve zyrtare, ajo ka shfrytëzuar kohën e lirë për të vizituar qytetin në të cilin ka jetuar dhe studiuar deri pak vite më parë.

    Dhe nostalgjinë për atë kohë, ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale përmes një foto të postuar në “Twitter”.

    Teksa shfaqet e veshur në një stil “casual”, dhe me pamjen e e New Yorkut nga pas shpine, ajo shkruan bashkangjitur fotos: “New York më kishte marrë malli për ty”. /Tiranapost.al/