• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Rudina Hajdari/ Opozita e re: Shqipëria meriton hapjen e negociatave


    Nga Holanda, ku së bashku se kryeparlamentarin Ruçi dhe deputetin socialist Balla, kanë zhvilluar takime me zyrtarët holandezë, Rudina Hajdari hapjen e negociatave me Bashkimin Europian për Shqipërinë.

    Në seancën dëgjimore me Komisionin për Çështjet e BE në parlamentin e Holandës, Hajdari tha se opozita parlamentare mendon se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave në qershor.

    “Si anëtare e NATO-s prej dhjetë vjetësh, Shqipëria është një faktor stabiliteti, sigurie e paqeje në rajon e më gjerë. Hapja e negociatave është e rëndësishme për të mos braktisur orientimin dhe destinacionin europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Jo vetëm Qeveria, por edhe opozita parlamentare mendon se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave në qershor”, deklaroi Hajdari.

    Kryetarja e opozitës në Parlament u shpreh se, nëse nuk hapen negociatat nuk dihet se çfarë mund të ndodhë.

    “Nëse Shqipëria hap negociatat do të kemi më shumë përgjegjësi për të vazhduar me reformat dhe te arrijmë standardet tuaja. Nëse nuk hapen negociatat muajin e ardhshëm, ne nuk e dimë çdo ndodhë vitin e ardhshëm, apo në Europë. Mos lejoni ndërhyrjet e tjera që duan ta tërheqin orientimin tonë drejt Bashkimit Europian”, tha Rudina Hajdari. /Tiranapost.al/