Aktualitet

Rudina Hajdari-Metës: Mua më ndaluan të vij në Tropojë, por kur të jesh sot para bustit të tim eti...

Rudina Hajdari-Metës: Mua më ndaluan të vij në Tropojë,

Presidenti Meta është rrugës në Tropojë pasi aty po zhvillohet një ceremoni për vendosjen e emrit të kongresmenit amerikan Eliot Engel rrugës që lidh Tropojën me Gjakovën. Shumë personalitete janë të pranishëm, mes tyre presidenti, vetë kongresmeni, kreu i Bashkisë së Tropojës Besnik Dushaj etj.

Por Rudina Hajdari, akuzon se PD ka urdhëruar që të mos jetë e pranishme. Në një status në Facebook Hajdari shkruan se pavarësisht se në Tropojë iu ndalua të shkonte, nuk e ndalon dot askush të shkojë në Gjakove. Rudina lë edhe një ‘porosi’ për Metën dhe kryetarin e Bashkisë Dushaj.

"Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë"./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/meta-kur-te-jem-me-i-lire-qe-te-shkruaj-me-terezi-do-kenaqeni-kur-tju-tregoj/