• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Rudina Hajdari: Më vjen për të qeshur me aktin cool, me shqiponjën e Metës


    Rudina Hajdari: E kam dëgjuar e parë shpesh, jo vetëm këtu, por edhe jashtë ky gjesti i populizmit, për aktet patriotike, është akti i gabuar nëse doni të bëheni cool ndonjëherë me simbolin e shqiponjës. ( Rudina bën simbolin)  Kjo bëhet kur je jashtë, me vjen për të qeshur kur e kujtoj.

    Nëse gruaja juaj është palë e opozitës dhe kjo palë është bërë pjesë e këtij konflikti atëherë nuk është ky konflikt i pastër personal? Unë ngre pyetje, shqiptarët duan përgjigje. Duhet të ulet Zonja Kryemadhi është bashkëkryetare e Opozitës, duhet të ulet dhe me të e të gjykojë kur do jetë data tjetër. A nuk ishte ky debati që u bë në momentin që Meta u zgjodh po nga ky parlament i Shqipërisë. A nuk ishte ky parlament që e zgjodhi me vota? Pse e Zgjodhët president? Donit të zgjasnit jetëgjatësinë e tij politike, pushtetin e tij. Donin të kishit pushtet prapë brenda këtij vendi. Apo jo?

    Fakti që presidenti nuk dha datë tjetër, po ta lecojmë kushtetutën, dhe unë thjesht verifikoj, Gjykata Kushtetuese e vendos nëse ka bërë shkelje. Unë dua të ngre pikëpyetje.  Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690