Aktualitet

Rudina Hajdari mban premtimin: Dhuron rrogën për shkollën që dogjën militantët e PD në Shkodër, ja shënimi i saj

Rudina Hajdari mban premtimin: Dhuron rrogën për shkollën që

Pas ngjarjes të disa javëve më parë në Shkodër, kur shkolla Shenjaze Juka u dogj nga militantë të PD pasi kërkonin të largoheshin materialet zgjedhore të 30 qershorit, Rudina Hajdari premtoi se do të dhuronte rrogën e saj për rregullimin. Sot ajo ka postuar një status në Facebook, ku tregon se ka biseduar me drejtorin e Shkollës në Shkodër dhe e ka informuar se pas dhurimit të saj nuk ka nevojë për investim tjetër.  me rrogën e Rudinës, do të blihen libra artistikë, të cilat janë të integruar në kurrikulat mësimore, të vlefshme për të tre vitet e gjimnazit, t’i shtohen bibliotekës së shkollës. Si dhe një kompjuter për projektet e nxënësve.

Lexoni statusin e Rudinës si më poshtë: 

Me datë 05.07.2019 vizitova shkollën “Shejnaze Juka” me qëllimin për të investuar rrogën time në ambientet e shkollës pas ngjarjes së datës 18.6.2019.

Pas vizitës time u konstatua se pas investimit të bërë nga Bashkia Shkodër, nuk ishte i nevojshëm një investim tjetër i këtij lloji.

Pas bisedimeve me drejtorin e shkollës, Z. Kolë Shiroka, u pa e arsyeshme që shuma e parashikuar nga paga ime të shkojë për librat artistikë, të cilat janë të integruar në kurrikulat mësimore, të vlefshme për të tre vitet e gjimnazit, t’i shtohen bibliotekës së shkollës. Këto libra do të shërbejnë si për 500 nxënësit që janë aktualisht të rregjistruar në shkollë, ashtu edhe për brezat e tjerë që do vijnë në vitet e ardhshme. Duke qenë libra, të cilat janë të detyrueshëm të lexohen për gjatë 3 viteve shkollore, të gjithë nxënësit që nuk kanë mundësinë të pajisen me libra do të kenë akses falas në bibliotekë për të tërhequr librin që u nevojitet.

Gjithashtu, në funksion të tyre do të vihet në dispozicion dhe një kompjuter, i cili do të shërbejë dhe do të funksionojë për nxënësit për realizimin e projekteve, detyrave të kursit apo aktiviteteve të tjera të ngjashme gjatë gjithë vitit.

Ju uroj të gjithëve një të dielë të këndshme!

http://www.tiranapost.al/flaka-zgjedhore-ne-shkoder-rudina-hajdari-do-dhuroj-rrogen-mujore-per-riparimin-e-shkolles/