• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Rudina Hajdari krijon Partinë Demokratike të Re dhe i bashkohen emra të njohur të djathtë


    Për pak ditë do të kemi një parti të re. Rudina Hajdari ka gjetur momentin më të mirë për të bërë lëvizjen e duhur pas boshllëkut të krijuar, me daljen në rrugë të grupit parlamentar të Lulzim Bashës.

    Në këtë parti do mund të ketë emra si, Astrit Patozi apo edhe Jozefina Topalli (por për këtë të fundit thuhet që nuk është asgjë e sigurt). Astrit Patozi nisur edhe nga mbështetja që i ka dhënë vazhdimisht deputetes së re Hajdari e bën më të besueshëm lakimin e emrit të tij.

    Në 22 prill përfundon afati i regjistrimit të partive në KQZ dhe i bie që ditën e hënë do njihemi me kohën e re të PD-së. A do të shënojë kjo parti edhe fundin e PD-së së vjetër? Të shohim. Por shanset janë gjithmonë brenda institucioneve dhe jo në rrugë./ Copyright/ Tiranapost.al