Aktualitet

Partia e Rudina Hajdarit regjistrohet të hënën në KQZ, ja si do quhet përfundimisht

Partia e Rudina Hajdarit regjistrohet të hënën në KQZ, ja si

Lind një tjetër parti. Ashtu siç Tiranapost informoi me disa shkrime, Rudina Hajdari ka themeluar një parti të re.

Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat që drejtohet nga Hajdari dhe partia do të quhet “Bindja Demokratike”. Mësohet se partisë së re do t’i bashkohen figura të rëndësishme të së djathtës, si ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi.

“Bindja Demokratike” pritet të regjistrohet në KQZ të martën, që është edhe afati i fundit ligjor.

Një ditë më parë vajza e një prej themeluesve të Partisë Demokratike, paralajmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Vendimi i Hajdarit kundër bojkotit u përshëndet edhe nga Ambasada Amerikane.

Mbetet për t’u parë në vazhdim se cila do të jetë platforma dhe kandidatët e kësaj partie për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit./Tiranapost/A.C

http://www.tiranapost.al/kqz-shtyn-afatin-per-regjistrimin-e-partive-per-zgjedhjet-e-30-qershorit/