Nën lupën e Stela Sallakut

Rudina dhe stili që s'i ngjan askujt. Sikur politikanet e tjera t'i ngjanin asaj

Rudina dhe stili që s'i ngjan askujt. Sikur politikanet e tjera

Rudina Hajdari nuk është as blogere dhe as merret me modë. Por stili perëndimor i të veshurit të bën të mendosh që është influencuese mode. Dhe sa mirë do ishte sikur nga ajo të influencoheshin edhe koleget deputete. Në vend të atyre fustaneve laps, të visheshin pak më business. Në vend të rripave të belit, të mbanin rripa tek mëngët. Në vend të stiletto-ve me takë 11cm, të mbanin edhe loafers. Duket sikur posti i deputetes i ka katapultuar zonjat e parlamentit tek moda e viteve 2000 e ca, ku të gjitha përpiqeshin të shtrëngonin fustanet dhe të krihnin flokët si Rene Russo.

Ajo që të bën më shumë përshtypje në stilin e Rudinës është që nuk ka asnjë ngjashmëri me të ëmën, gjyqtaren Fatmira Hajdari. As në modelet e flokëve me volum, as në grimin e dukshëm, as në veshjet e ngushta e as në flokët bjondë.

Nuk ngjan as me koleget e saj të politikës. Nuk mban kostume të qepur kërc, as çanta të mëdha e bizhuteri të dukshme. Nuk rëndohet as kur del në ekran. Qëndron brenda stilit të fustaneve alla Victoria Beckham. Mbase e keni ndjekur intervistën e saj të fundit me Eni Vasilin dhe mund t'ju ketë rënë në sy edhe juve sa më e qetë në pamje dukej Rudina përballë gazetares.

Por le t’ia shohim më me detaje 10 veshjet që kam përzgjedhur për sot. E fillojmë nga 5 më të mirat.

[caption id="attachment_358684" align="aligncenter" width="591"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Më pëlqen tej mase thjeshtësia në veshje, sa që shumica do kishin veshur një fustan me trëndafila për të takuar persona të rëndësishëm.

[caption id="attachment_358685" align="alignnone" width="591"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Nuk e kam parë të mbajë bizhuteri rrëzëllitëse, floriri apo me gurë të çmuar. Preferon veshjet njëngjyrëshe, që anojnë nga e bardha ose pana. Kjo nuancë i vë në pah tiparet dhe flokët.

[caption id="attachment_358686" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Më pëlqen harmonizimi i të kuqes me të bardhë dhe të zezë. Xhaketa dopiopet është një nga trendet e momentit, por kombinimi që i ka bërë është personal.

[caption id="attachment_358687" align="aligncenter" width="591"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Kur del në terren nuk vesh taka, siç do kishin bërë disa kolege. Por në vend të tyre, zgjedh çizme shiu, që janë praktike dhe komode. Veshjen e mban monochrome.

[caption id="attachment_358689" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Xhaketa me kuadrate dhe jakë të mesme i nxjerr tiparet në pah. Flokët në nuancë thuajse natyrale, i shkojnë me tiparet si dhe me trukun thuajse të padukshëm.

Pesë këshilla

[caption id="attachment_358696" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Më pëlqen nuanca e fustanit, por mendoj që një rrip më i hollë do i rrinte më mirë. Sepse ky duket sikur ia shkurton siluetën.

[caption id="attachment_358697" align="alignnone" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Xhaketat “tweed” ndonjëherë kanë tendencën të të tregojnë më të madhe në moshë, sigurisht për shkak të dizajnit. Por ky më pëlqen, thjesht mendoj që duhet të ishte pak më e shkurtër.

[caption id="attachment_358698" align="alignnone" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Ndoshta grija nuk është ngjyra që i rri më mirë Rudinës. Gjithsesi fustani më pëlqen.

[caption id="attachment_358699" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Dizajni i xhaketës me copën brocade më pëlqeu shumë, sepse i vë në pah ngjyrën e lëkurës. Por sugjerimi im shkon për gjysmë çizmet. Ndoshta këtu do duheshin kitten heel.

[caption id="attachment_358700" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Po të ishin këpucët bardhezi do dukej më e kompletuar veshja.